Të gjithë ata që do të tentojnë të rrezikojnë ose manipulojnë procesin zgjedhor dhe ata që do ta keqpërdorin votën duke e shitur ose këmbyer me ndonjë përfitim, mund t’i presin nga qelitë e burgut. Nga tre vjet burg për qytetarët dhe votesit dhe deri në pesë vite për anëtarët e këshillave zgjedhor dhe personat e tjerë zyrtarë në proces, parasheh kodi penal nëse rrezikojnë, pamundësojnë, pengojnë ose ndikojnë në të drejtën e votës së lirë.

Neni 158 i Kodit penal, para sheh tre vjet burg për të gjithë ata që do të bëjnë presion ose pengojnë qytetarët të votojnë të drejtën e votës, ndërsa dënimi është edhe më i lartë nëse këtë e bën një anëtar i këshillit zgjdhor ose person tjetër zyrtar, njofton tetova1

Tabelë: Kodi penal – Pengimi i zgjedhjeve dhe votimit

Neni 158

Ai që me përdorimin e forcës, kërcënimit serioz ose ndonjë formë tjetër pamundëson ose pengon mbajtjen e zgjedhjeve ose votimit ose pamundëson ose pengon konfirmimin ose publikimin e rezultateve të votimit, do të dënohet së paku me 3 vjet burg.

Ai që kryen veprën e paragrafit 1 me përdorim të armës, eksplozivit ose mjeteve tjera të rrezikshme, me përdorim dhune ndaj dy ose më tepër personave ose në grup të organizuar, ose në territorin e dy ose më tepër vendvotimeve, do të dënohet me të paktën 5 vjet burg.
Neni 160

Ai që me përdorim të forcës, kërcënimit serioz, mashtrimit ose ndonjë forme tjetër do të pengojë ose do të detyrojë dikend tjetër të realizojë, të mos e realizojë ose si ta realizojë të drejtën e votës, do të dënohet me të paktën 3 vite burg.

Nëse veprën e paragrafit 1 e kryen anëtar i organit zgjedhor ose person tjetër fizik gjatë kryerjes së detyrës lidhur me zgjedhjet ose votimin, do të dënohet me të paktën pesë vite burg.

Dënime të ashpra parashihen edhe për qytetarët që do të tentojnë të votojnë më shumë se një herë, nëse votojnë për dikend tjetër e në veçanti nëse shesin ose blejnë votën e dikujt tjetër, ose e këmbejnë atë për ndonjë shpërblim ose përfitim të formave të tjera.

Tabelë: Keqpërdorimi i të drejtës së votës

Neni 161

Ai që në zgjedhje ose votim do të votojë në vend të dikujt tjetër ose do të votojë më shumë se një herë, do të dënohet me të paktën 3 vite burg.
Me dënimin e paragrafit 1 do të dënohet edhe ai që do të mer pjesë në zgjedhje ose votim, edhe pse e din se nuk ka të drejtë vote.
Mito gjatë zgjedhjeve dhe votimit

Neni 162

Ai që një personi me të drejtë vote i ofron, jep ose premton shpërblim ose përfitim tjetër, me qëllim që ta bind ta realizojë, mos ta realizojë ose si ta realizojë të drejtën e votës, do të dënohet me të paktën pesë vite burg.
Me dënimin e paragrafit 1 do të dënohet edhe personi me të drejtë vote i cili do të kërkojë për vete shpërblim ose përfitim tjetër ose do të pranojë dhuratë ose përfitim tjetër që ta realizojë, të mos e realizojë ose si ta realizojë të drejtën e votës.

Neni 163 i kodit penal parasheh tre vjet burg edhe për atë që gjatë zgjedhjeve ose gjatë votimit do ta shkel fshehtësinë. Në këtë dënim hyjnë edhe personat që do të fotografojnë votën, ose në publik në vendvotim do të tregojnë për kend kanë votuar. Me dënimin e njëjtë do të dënohet edhe ai që me përdorim të dh unës, kë rcënimit serioz, do të ndikojë tek tjetri që ti tregojë nëse ka votuar ose si ka votuar.