LEXIMI I KURANIT NXJERRE EDHE DISPOZIT߰N E SEXHDES

Taxhudin Hamidi-Tetovë


Për librin e Kuranit sot kanë dijeni shumica e popullësisë në rruzullin toksorë.
Ky libër i shpallur nga Zoti është libri i cili gjendet në të gjitha kontinentet dhe shtetet në botë.
Ai sot është libri më i lexuar dhe më i studjuari në rafshin akademik.
Është libri i cili është botuar nga të gjitha kombet pa dallim feje dhe nacionaliteti.
Kurani ndahet në Kaptina,ndërsa kaptinat në versete.
Ai i cili lexonë këtë libër në formë të besimit islam dhe si ithtarë i besimit të ketij libri,dispozita e fikhut e urdhërojnë që ata që lexojnë njërin prej katërmbëdhjet ajeteve-verseteve e ka vaxhib( vepër e detyrueshme ) të bëj sexhde.
Për, ata që vazhdimisht sipas programit ditorë ushtrojnë obligimin pedagogjik dhe hortativ të leximit të Kuranit.
Pra,ata që lexojnë Kuranin dhe lexonë njerin nga katërmbëdhjetë ajetet në Kaptina të ndryshme, nënkupton domosdoshmërinë e cila urdhëron zbatimin e dispozitës së leximit me statusin e kategorisë vaxhib.
Katërmbedhjetë Ajetet ku domosdoshmerisht lexuesi ndërpret leximin dhe zbaton sexhdnë, janë në Kaptinat si vijone:
-El Araf;
-Er Rad;
-En Nahl;
-El Isra;
-Merjem;
-El Haxhu;
-El Furkan;
-En Nemel;
-Elif lam mim Tenzil;
-Sad;
-Fussilet;
-En Nexhem;
-El Inshikkakk;
-El Alekk.
Pra, ai i cili lexonë Kuranin me një sistemim të rendit dhe programit ditorë vazhdimisht takohet me këta ajete ose versete të cilët na detyrojnë të realizojmë sexhden e tilaves apo të leximit.
Kjo sexhde realizohet me parapërgaditjen e abdestit sikur sexhdeja e namazit ,duke qenë i kthyer, në orientim nga Kiblja.
Ajo që dallonë nga sexhda e namazit është se sexhdeja e leximit të Kuranit (tilave) nuk kërkohet të ngriten duart gjatë tekbirit dhe nuk ka në përfundimin e tij selam ose teshehud si në namaz.
Këta sexhde kujtojne sexhden e Ademit i cili realizoi ndërsa nga kjo e mirë u perjashtua djalli – shajtani i mallkuar, sepese refuzoi realizimin e sexhdese si urdhër i Zotit.
Sexhdeja apo përkulja e njeriut para Madhërise së Zotit është një rastë eklatant në historinë e njerezimit karshi-vizavi urdhërit të Allahut Fuqiplotë!
Transmeton Ebu Hurejra se vërtetë i Dërguari i Allahut ka thënë:
“Kur biri i Ademit u urdhërua me sexhde dhe bëri sexhde,u largua shejtani duke qarë dhe duke thënë:I gjori unë
,u urdhërua biri i Ademit të bëj sexhde dhe bëri, e atij i takon xheneti,u urdhërova unë me sexhde e unë refuzova duke tregu mendjemadhësi, e tash më takon zjarri”.
Vaxhib-vepër detyruese, sexhden e leximit e ka ai që e lexon edhe ai që e ndegjone leximin e kuranit!
Mënyra dhe niveli i kategorive të ajeteve që inicojnë realizimin e sexhdes nuk është identik në mendime të juristëve nga jurisprodenca e sheriatit apo fikhut, pra, ka dallime, teknike dhe në tipizimin e rangut të ajeteve të sexhdese.
Pra,p.sh. sipas medhhebit tonë ,sexhdeja e leximit nuk është vaxhib kur të lexohet ajeti 77 i Sures El Haxh,sepse ky ajet urdhëronë në përgjithësi në namaz dhe jo në mënyrë të veçant në sexhde.
Imam Shafija është i mendimit se duhet bëre dy sexhde në Suren El Haxh,por nuk duhet bëre sexhde në Suren Sad, sipas mendimit të tij.
Secili medhheb ka argumentet e veta adekuate juridike të cilat rregullojhnë bukur çdo njëri sipas sistemit të tyre juridik mbrenda medhhebit (shkollës juridike) të tyre.
Me sexhde detyrohet si ai i cili është ulur të degjojë Kuran por edhe ai i cili nuk ka pasur për qëllim degjimin e Kuranit, por adhok ka ndodhur në afërsinë e frekuencave të ekzekutimit të leximit të Librit të Zotit.
Sipas mendimit të disa juristëve hanefit nëse personi e di se kjo që lexohet është Kuran obligohet me sexhde, e nese nuk e di nuk obligohet (Muhamed,Jusuf).
Nuk detyrohet me sexhde personi i cili është me pengesa juridike ( mashkull apo grua) i sëmuri psikik,fëmija dhe pabesimtari ( i cili nga simpatia letrare dëgjonë Kuran).
Nuk obligohet edhe nga ai që është në gjumë.
Ky obligim ngritet në shkallën e kategorisë së vaxhibit edhe nëse dëgjohet përmes videoinqizimit apo mjeteve tjera mediatike.
Nëse personi është në pozitë të namazliut dhe e dëgjonë ajetin e sexhdes nuk obligohet me sexhden e leximit që e ndëgjon nga dikush tjetër,sepse kjo sexhde nuk është pjese e namazit dhe se ky lexim nuk është lexim i namazit.
Në fakt duhet patur kujdesë se sexhdeja e leximit në namaz nuk mund të bëhet jashta mamazit.
Nëse personi e lexon ajetin e sexhdes e pastaj lidhet ne namaz, dhe përsëri të njëjtin ajet e lexon në namaz,i mjafton vetëm një sexhde për dy leximet.
Ndërsa, ajetin e sexhdes e përserit disa here në një vend apo tubim pa mos ndruar vendin mjaftonë vetem nje sexhde,ndersa nese ndëronë vendin dhe konakun ateherë detyrohet të bëj sexhde përsëri për ajetin e lexuar.
Sexhdeja e leximit kompensohet – kaza sepse mban kategorine e statusit vaxhib-vepër e detyruar.
Kjo tregonë se leximi i Kuranit vazhdimisht me realizimin e detyrueshem ne 14 ajete dëshmonë dhe kujtonë ngjarjen e Ademit dhe sexhden e parë që beri ai Zotit të Gjithësisë.
Abdullah ibni Omer i cili ka thënë :”I Derguari i Allahut e lexonte Suren në të cilën kishte sexhde, bënte sexhden dhe ne bënim sexhde me të…”!