Taxhudin Hamidi -Tetovë


Botës moderne sot i nevoitet elemente të urta dhe tolerante në të gjitha sferat publike dhe shoqërore.
Sigurisht se bota e në veçanti provinienca shqiptare ka më tepër nevojë që përmes mirkuptimit,urtësisë dhe tolerancës të arrijë të kalojë nga një gjendje në gjendjen e zhvillimit dhe transferit progresiv.
Islami dhe besimtarët islam janë një komunitet i vetëm në botë që kuvendojnë në normat dhe dispozitat e sheriatit.

Gjë e cila d’të thotë dëshira dhe përcaktimi politik në vazhdimësi në kuadër të ligjit.
Është e pamundur të besosh në Zot e të mos jeshë simpatizant ekzaltiv i ligjit dhe i proceseve juridike.
Është bë një analizë studimi me myslimanët e kolonizuar.
Dhe është konstatuar në studim se sikur feja islame të mos kishte normat juridike të inkorporuara në bindjen fetare asnjeherë nuk d’të çlirohej nga kolonijalizmi i huaj.
Për këtë rastet e largimit të njerëzve nga islami janë aq të rralla sa nuk vlejne të ceken, p.sh.Franca e ka okupuar Alxhirin prej vitit 1830 ose afer 130 vjet e ka luftuar islamin në të gjitha menyrat dhe ka dërguar misionarë të krishter,por s’ka mundur ta konvertojë asnjë mysliman.

Që në atë kohë të sundimit të Francës mbi vendin e Alxhirit, ku ne akoma në shtetet e balkanit punojmë në reformat e gjykatës dhe procedurave ligjore dhe juridike, banorët e Alxhirit janë habitur se si mund të dënohen e vriten pa një trup gjykues dhe juridik.
Qe le të kuptosh se legjislacioni i sheriatit ka pasur një identitet normativ dhe jo fanatik e emocional.
Për 130 vjetë të përhapjes së misionarizmit të krishter në Alxhir ka mu dur të nxjere vetem një mysliman nga feja e vet.
Sepse normat e fesë islame janë të natyrshme dhe kuptohet më të përputhshme me natyren dhe besimin adekuat te njeriut në vendin dhe kohën që ai jeton.
Elaboracionet dhe studimet në botë kur analizojnë strukturat ligjaslacionit ose juristët e njohur evropjan mendojnë se ky aspekt i lidhjes juridike në sheriatin islam është më i përsosur se te gjitha ligjet e tjera.

Ka një shtrirje më të zgjeruar në krahasim me legjislacionet e civilizimeve të tjera.

P.sh. nëse një individ paranon fenë islame në shtetin jo islam ky njeri nuk është i obliguar të kompensojë obligimet fetare si namazi kaza për kohën e kaluar.

Por, nëse besimatri i ri pranon fene islame në shtetin islam atëherë ai obligohet me kaza të namazit apo kompensimin e obligimeve fetare për kohën e kaluar, sepse ka jetuar në një shtet islam ku ka qenë i informuar për rregullat islame.

Ky fragmen nga rregullat e akademisë së fikhut na tregon se sa Iëi ndjeshem e sensibil është dhe sa obligohet në informimin e drejtë shteti islam në prezentimin e regullave islame.

Fillimisht që kanë të bëjnë me obligimet e përditshme fetare si namazi etj. .

E të mos diskutohet për ligjet e sigurisë dhe rendit shoqërorë.
Është e njohur se legjislacioni franceze, kur e kane formuluar ligjin e tyre i kanë nxjerrë përpara librat dhe tekstet juridike islame dhe kanë përpunuar dhe marrë nga tekstet qe u kane pelqyer dhe dashur nga dispozitat e islamit.
Islami duke filluar nga dikasteret me popullore të kultutës dhe edukimit ai padyshim respekton diturinë dhe dijetarët qofshin mysliman apo të krishter.
Shembuj më eklatant kemi halifët abasit të cilët mbi inkurajimin e islamit për shkencën tubonin dijetarë dhe ekspert nga të gjitha fetë dhe nacionalitetet.
Ja si i kategorizon Kurani në Suretun el Fattir:28, “Po Allahut i kanë frikën nga robërit e Tij,vetëm dijetarët”.

Prandaj edhe Imam Gazali kur shtjellonë periudhat e deformuara politike dhe shoqërore me rramje drastike të moralit dhe mos funksionimit të ligjit ai nuk fajsonë politikanët por dijetarët, intelektualët steril dhe të heshtur.

Imam Gazali pretendon se politikanët ndikohen nga dijetarët ndërsa udhëheqësit e institucineve në administarën e shtetit nga politikanët.

Prandaj kuptohet se ligjin e bëjnë kspertët (dijetarët ) dhe jo politikanët.
Islami ka treguar interes të madhë për të varferin,plakun,të paaftin,gruan,femijtë dhe të vobektin.
Islami përmes normave fetare ka caktuar kefarete -taksa speciale për gabimet apo kundërvajtjet të cilat shkojne në llogari të të pakujdesurve dhe të varfërve të paaftë për punë.
Kjo praktikë praktikohet në dispozitat e islamit që realizohen në një segment shumë të ngushtë e cila aplikon struktura politike administrative e xhamiave me vetë iniciativë të deshirës se individit.
Ky segmen dhe normativ apo dispozitë fetare duhet të ushtrohet me nje seriozitet me të theksuar nga organet kompetente BFI.
Islami me dispozitat e saja të shtruara në ekzekutivin e shtetit obligon institucionet të kujdesen për gjendjen e mjerueshme të statusit social dhe finansiar.
Sheriati islam nuk është vetëm Ajet Kuranore i shkruar në Librin Fisnik, por edhe aplikim praktik në çdo vend dhe hapsirë gjeografike me banim të qenjës njerzore.
Sheriati islam trason rrugën e barabarësisë në të gjitha nivelet e shoqërisë.
Sepse kur humbë barabaresia,ka humbur edhe drejtësia.

Dhe se aty ku humbej drejtesia,shkaterohet shoqeria.
Mëshira për mëkatarin dhe kriminelin ordiner eshte nje fenomen i pa njohur ne normat e sheriatit, vetëm e vetëm për të ruajtur rendin dhe lirinë e qarkullimit.
Përmendim një njeri i cili ishte rritur në shtëpine e Muhamedit Alejhiselam me emrin Usame iben Zejde,i cili kishte bë përpjekje të ndermjetesojë për Fatimen,bijën e Esved Mahzumit ,që akuzohej për vjedhje.
Muhamedi Alejhiselam u hidherua dhe refuzoi ndërmjetesimin dhe deklaroi:”A po ndërmjetësonë në vendimet e Zotit?”
Pastaj u ngritë para njerëzve dhe tha :”Janë shkatëruar më parë prijësit tuaj,sepse kur vidhte dikush nga elita fisnike lirohej e kur vidhte i dobëti,dënohej.
Pasha Zotin sikur te vidhte Fatimeja,bija e Muhamedit, do t’ia preja dorën”.
Ebu Bekri halifa i pare thotë:”O ju njerëz,pasha Zotin,i dobëti tek unë është i fuqishëm derisa t’ia kthej të drejtën,kurse i fuqishmi tek unë është i dobët derisa t’ia marrë te drejtën (denim).
Shpresojmë që barabarësia të ruaj drejtësine,ndërsa drejtesia padyshim ruan shoqërinë nga shkatërimi dhe anarkia.
Drejtesia në çdo pëllëmbë te tokës është borxhi i Allahut.
“E borxhi i Allahut ka më shumë përparesi të kompensohet”, thotë Muhamedi, profeti islam.