Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë njoftojnë se komunikacioni në vend po zhvillohet pandërprerë dhe në rrugë të thata.

“Intensiteti i komunikacionit jashtë mjediseve urbane është mestar. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi”, njoftojnë nga LAMM.

LAMM apelon deri tek vozitësit që të kenë kujdes gjatë ngasjes së makinave, veçanërisht nëpër vendet ku mund të ketë rrëshqitje të dheut.