Ditë e trishtë për basketbollin në Shqipëri. Ka ndërruar jetë në moshën 24 vjeçare gjyqtari Daniel Aliaj.


Lajmi është bëri i ditur nga Federata Shqiptare e Baskebollit përmes një postimi në faqen zyrtare, ku i shpreh ngushëllimet familjarëve të Danielit, të cilin e cilësonin si një djalë energjik dhe me shumë ambicie.

NJOFTIMI I FEDERATËS SHQIPTARE TË BASKETBOLLIT –

“Një lajm i trishtë që kurrsesi nuk do donim të ndanim , ndërron jetë Daniel Aliaj në moshën 24 vjeçare.

Dhimbje për familjen, dhimbje për shoqërinë dhe për komunitetin e basketbollit që e njohu së fundmi si gjyqtar.

Djali energjik dhe me shumë dëshira për të avancuar në gjykimin e ndeshjeve, ambicioz duke ndjekur kolegët e tij më me eksperiencë!

Sa shumë kishe për dhënë akoma Daniel!

Qofsh i parajsës , i përjetshëm kujtimi yt!”