KSHZ tregon vendet ku ka pasur ndërprerje të votimit dhe ku votohet me metodën e vjetër

Në Maqedoninë e Veriut vazhdon votimi për zgjedhjet vendore informon TetovaSot.

Në vijë të këtij procesi KSHZ tregon vendet ku ka pasur ndërprerje të votimit dhe ku votohet me metodën e vjetër.
Kreu i Komisioni Shtetërorë të Zgjedhjeve, Aleksandar Dashteski në konferencën për shtyp në ora 15:30 ka lexuar listën e vendvotimeve ku ka pasur ndërprerje të votimit. Dashtevski ta se në 7 vendvotime procesi po vijon në metodën e vjetër, respektivisht nuk po votohet me identifikim biometrik por me UV llambë dhe sprej.

“Bogovinjë- vendvotimi 2063 ka pasur ndërprerje më pak se një orë, Butel-2914 më shumë se një orë, Gjevgjeli 0348 një orpë e 40 minuta, Gostivar-1 me nrëprerje të votur, Debarce-1315 dy orë ndërprerje, Demir Hisar-0630 dy ortë ndërprerje. Më tej, Likovë[ 1616, ndërprerje 30 minuta, Makedonski Brod-0258 më teprë se një orë, Novo Sellë-1774 d orë e 55 minuta ku ka vazhduar me uv sprej votimi, Pehçevë ka pasur ndërprerje në dy vendvotime 15 minuta. Radovish-1584 një orë e 36 minuta, Rosoman-0716 1 orë e 50 minuta, Sopishte-2415 dy orë ndërprerje, Negorçan i Vjetër-1162 më pak se një orë, ku tani votohet me UV llambë dhe sprej. Në Stugë-Llabunishtë-1907 dy orë ndërprerje, Strumicë-1732 me një orë e gjysë ndërprerje, Studenciçan-2354 ku ka vazhduar me UV llambë votimi. Në Qendër-2867 ka pasur një orë e 30 minuta ndërprerje. Çair-2942 me uv llambë dhe sprej ka vazhduar votimi. Çeshinovo ka pasur ndërprerje 30 minuta në një vendvotim, Çuçer Sandevë-1468/2478 ka vazhduar votimi me UV Llambë dhe sprej”, deklaroi mes tjerash Dashteski.