KSHZ: Kryetarët e komunave të dezinfektojnë vendvotimet

Komisionin Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) në bazë të dispozitave nga Kodi Zgjedhor i obligon të gjithë kryetarët e komunave të organizojnë dezinfektim të të gjitha vendvotimeve në objektet për votim.

Për këtë obligim ligjor, KSHZ disa herë, me shkrim i ka njoftuar njësitë e vetëqeverisjes lokale, me qëllim të respektimit të protokolleve shëndetësore për zbatimin e zgjedhjeve, për shkak të mbrojtjes së shëndetit të organeve zgjedhore, votuesve dhe nxënësve.