Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve beson se i ka ndërmarrë masa e nevojshme që procesi zgjedhor gjatë ditës së nesërme të zhvillohet më shpejt, të mos ketë grumbullime dhe të mos përsëriten pengesat teknike me terminalet për identifikimin e votuesve, si më 17 tetor. Ky institucion ka angazhuar mbi 400 ekspertë të IT-së të cilët do të jenë të shpërndarë nëpër vendvotime për të menaxhuar parregullsitë eventuale teknike të funksionimit të pajisjeve. Gjithashtu, KSHZ-ja beson se përvoja e këshillave zgjedhor të cilët tashmë janë njoftuar me mënyrën e punës së aparateve, do të jetë ndihmesë shtesë. Kryetarët dhe nënkryetarët janë trajnuar përsëri që pas rrethit të parë, për mënyrën se si të menaxhojnë terminalet. Këshillave zgjedhor u janë dhënë edhe udhëzime të tjera.

Një anëtar ose zv/anëtar i vendvotimit të dalë para vendvotimit, sipas nevojës edhe para objektit të votimit që të ju ndihmojë dhe t’i udhëzojë votuesit deri te vendvotimi i tyre dhe t’i lëshojë në mënyrë të pandërprerë menjëherë pas përfundimit të identifikimit të votuesit paraprak me pajisjet teknike dhe më pas të mbajë llogari, pas secilës kuti të votimit të ketë vetëm nga një votues.”- deklëaroi Boris Kondarko, anëtar i KSHZ-së.

Në vendvotim nuk duhet harruar protokollet. Pjesë e patjetërsueshme e procesit në vendvotim janë maska dhe dezinfektuesi. Ministria e Shëndetësisë kujton se:

Ministria e Shëndetësisë

“Anëtarët e këshillave zgjedhor dhe vëzhguesit janë të detyruar të mbajnë pajisje për mbrojtje personale. Në hapësirat ku do të votohet të jenë dritaret e hapura ose të ajroset ambienti secilën orë. Dezinfektimi i duarve është i detyrueshëm.”

Votuesit po ashtu duhet të respektojnë masat. Ata duhet të presin në radhë në distancë. Gjatë hyrjes në vendvotim duhet të dezinfektojnë duart. Ata duhet të mbajnë maskë e cila mund të hiqet vetëm për pak sekonda në momentin që votuesi jep letërnjoftimin për identifikim. Pas votimit duart duhet të dezinfektohen përsëri. Komunat janë të detyruara të bëjnë dezinfektimin e hapësirave të votimit sonte si dhe nesër pas mbylljes së procesit