KSHZ: Fletëvotimet pa vulë s’do të jenë te vlefshme

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në mbledhje votoi për shfuqizim të ndryshimit të sjellur dje të rregullave për fletëvotime të vlefshme dhe të pavlefshme. Kryetari i KSHZ-së Aleksandar Dashtevski dhe anëtari i Komisionit Boris Kondarko sqaruan se ky ndryshim i rregullave doli nga gjykimi i Gjykatës Administrative për vendvotimin në Shuto Orizare dhe ku Gjykata konstaton se është e palejueshme për shkak të lëshimeve të këshillave zgjedhorë gjegjësisht vënie të vulës, fletëvotimet të shpallen të pavlefshme.

“KSHZ në mbledhjen e djeshme nuk e shfuqizoi vendosjen e vulës në fletëvotim. Vendosja e vulës në fletëvotim është e obligueshme sipas nenit 109 paragrafi 2 të Kodit Zgjedhor. Me këtë çdo anëtar i Këshillit zgjedhor i cili punon me fletëvotimet patjetër duhet të vendosë vulë në fletëvotim. Ndryshimi i tillë i Udhëzimit për aplikim të nenit 110 të Kodit zgjedhor doli nga gjykimi i Gjykatës Administrative ku mes tjerash thuhet: në atë kuptim e palejueshme është për shkak të lëshimeve të bëra të anëtarëve të këshillit zgjedhor votuesit të cilët votuan dhe e deklaruan vullnetin e tyre në votim, fletëvotimet e tyre të cilat nuk kanë vulë të konsiderohen si të pavlefshme”. Për shkak të kësaj KSHZ i ndryshoi rregullat për fletëvotime të vlefshme dhe të pavlefshme vetëm në pjesën ku thuhet se fletëvotimi është i pavlefshëm nëse në të nuk ka vulë të respektohet vullneti i votuesit nëse është bërë lëshim i qëllimshëm dhe i paqëllimshëm nga ana e këshillit zgjedhorë”, sqaroi Dashtevski.

Njëkohësisht, siç potencon ai, KSHZ, tregon se përcaktimi i fletëvotimit të vlefshëm dhe të pavlefshëm është përshkruar në nenin 110 dhe 115 të Kodit Zgjedhor, ndërsa procedura për votim përshkruhet me nenin 109 të Kodit zgjedhor.

“Me rregullat e djeshëm në asnjërin nga nenet e përmendura të Kodit zgjedhor nuk është bërë shkelje. Gjithashtu tregojmë se në vetë fletëvotimin është shtypur numri i vendvotimit ku i përket fleta me të cilën parandalohet edhe ç’farëdo lloj manipulimi tjetër”, tha Dashtevski.