KSHZ u shpreh se gjatë ditës së nesërme në rrethin e dytë të zgjedhjeve lokale do të tejkalohen problemet me pajisjet për identifikimin biometrik të vtouesve.

Në konferencën e sotme për shtyp, zëdhënësja e KSHZ-së, Ljupka Guguçevska tha se ka pasur trajnime shtesë te Këshillat Zgjedhorë nga ku u është sqaruar edhe një herë menaxhimin e pajisjeve.

Në rrethin e parë të zgjedhjeve kishte probleme me pajisjet biometrike për identifikim në disa vendvotime, ndërsa qytetarët votuan me vendosjen e shenjës së gishtit.

KSHZ tha udhëzime që vazhdimisht ta pastrojnë skenerin në mënyrë që vendi të jetë më i pasutr për të bërë identifikimin./