KSHZ do të formojë komision për kontroll të materialit zgjedhor nga vendvotimi 543 në Dibër

Komisioni shtetëror zgjedhor do të formojë komision i cili do të kryejë kontroll të plotë të materialit zgjedhor nga vendvotimi 543 në Dibër.


Kryetari i KSHZ-së, Aleksandar Dashtevski në mbledhjen e sotme tha se do të formohet komision dhe pasi që ai t’i marrë vendimet, do të caktohet mbledhje për çka opinioni do të informohet me kohë.

“Duke pasur parasysh se në ligj shkruan se KSHZ-së me kërkesë të anëtarit të Komisionit detyrimisht kreu kontroll në materialin e përgjithshëm zgjedhor në vend ku është mbajtur votimi në mënyrë të paraparë me nenin 108 të ligjit”, deklaroi Dashtevski, duke shtuar se të formohet komision në krye me Krenar Llogën, anëtar i KSHZ-së, i cili kërkoi të shqyrtohet materiali.

Lloga kërkon të zbatohet krahasimi i shenjave të gishtit për vendvotimin 543 ku nga procesverbali, siç tha, shihet se 172 votues kanë votuar pa përputhje të shenjës në pajisje.

Anëtari i KSHZ-së, Oliver Ristovski, paraprakisht tha se ky është propozim rreth të cilit KSHZ nuk vendosë dhe reagoi të konstatohen kriteret mbi të cilat do të konfirmohet se janë plotësuar kushtet ligjore për këtë të drejtë.

“Ai është propozim ligjor dhe nuk kemi përse ta votojmë, por dëshiroj edhe për tani edhe për të ardhmen të vendosim disa kritere. Së pari, në bazë të asaj që ne konstatojmë se është përqindje e përmbushur e obligimit ligjor, dhe së dyti, për këtë vendosë Kryetari i Komisionit, sepse për mua është gjithçka pastër në vendvotimin 543”, deklaroi Ristovski.

Paraprakisht, anëtarët e KSHZ-së me katër vota “kundër” dhe tre “për” e hodhën poshtë ankesën e koalicionit të Aleancës për shqiptarët (ASH) dhe Alternativës për vendvotimin 543 në Dibër.

Përfaqësuesi i ASH-së dhe Alternativës kërkoi anulim të votimit në këtë vendvotim, që u mbështet nga anëtari i KSHZ-së, Krenar Lloga. Sipas Llogës, procesverbali i Kodit zgjehdor është jovalid sepse nuk ishte nënshkruar nga shumica e anëtarëve të KZ-së.

Gjithashtu, u cek se kryetari i këshillit të vendvotimit në ditën e votimit ishte shkarkuar nga KKZ Dibër, por kishte vazhduar ta ushtrojë funksionin. Anëtarët e KSHZ-së nga BDI dhe LSDM theksuan se në procesverbal nuk ka vërejtje për rrjedhën e votimit, kështu që nuk ka bazë për anulim të votimit.