Kryetari i Komisionit Rregullator të Energjisë dhe Shërbimeve të Ujit (KRE) Marko Bislimoski është në gjendje të mirë, pavarësisht se sa i përshtatshëm është kjo fjalë pas incidentit që ndodhi mbrëmë, ku ai u sulmua në qendër të qytetit. Sulmi u paraqit në MPB, njofton zëdhënësja e KRE-së Marina Uzunov.


“Dua të informoj publikun se si më parë dhe tani e tutje KRE-ja do të vazhdojë të punojë në mënyrë transparente në përputhje me ligjin sepse postulati themelor në operacionet tona është mbrojtja e konsumatorit dhe sigurimi i sigurisë dhe stabilitetit në sistemin e energjisë elektrike. E vetmja gjë me të cilën udhëhiqemi është fjala e ligjit, kështu që ne do të vazhdojmë t’i zhvillojmë procedurat bazuar në fuqinë e argumenteve, dhe jo në forcën fizike”, tha Uzunova për MIA-n.

Ajo theksoi se kryetari i KRE-së Bislimoski e paraqiti incidentin në institucionet përkatëse.

Në SPB Shkup mbrëmë rreth orës 23:45 M.B (45) nga Shkupi ka lajmëruar se në tarracën e objektit hotelierik në pjesën e Qendrës u sulmua fizikisht nga A.XH (28) nga Shkup.

Nga MBP-ja për MIA-n informuan se pas dokumentimit të rastit do të dorëzohet parashtresë adekuate.