Kryetari i komunës, Arben Taravari mirëpriti
sot në kabinetin e tij një ndër ish
basketbollistët më të mirë të Gostivari, njëherit
edhe trajner shumëvjeçar i basketbollit, Marjan
Sërbinoski.
Basketbollisti Sërbinoski falënderoi kryetarin
Taravari për mbështetjen e vazhdueshme
basketbollit dhe të sportit në përgjithësi, si dhe
për angazhimin e tij për krijimin e kushteve më
të më mira që fëmijët, të rinjtë dhe qytetarët e
Gostivarit të mund të merren me aktivitete
rekreative-sportive.
Kryetari Taravari, trajnerit Sërbinoski i ndau
Mirënjohje për kontributin e dhënë në sferën e
sportit.