Kryeqytetasit presin zgjidhje të problemeve nga këto zgjedhje (VIDEO)

Fakulteti i Edukimit ka zëvendësuar Sallën 1 Tetori në këto zgjedhje lokale në kryeqytet.


Nervruz Rama që jeton në Prishtinë që 45 vjet thotë se pasi hodhi votën pret një infrastrukturë dhe transport publik më të mirë në lagjen ku ai jeton.

“Unë jetoj te fontana dhe parku i fontanës është që 20 vjet i njëjtë. Duam që neve pensionerëve të na bëjnë një vend ku të qëndrojmë dhe të rinjve t’iu përmirëojnë kushtet për sporte”.

Po ashtu, edhe votuesit të tjerë thanë se presin ndryshimet në ato fusha ku kanë më së shumti nevojë.