Mbi 5,000 shqiptarë me banim në Britaninë e Madhe janë të gatshëm të punojnë falas, për të ndihmuar vendin të kapërcejë krizën e hidrokarbureve me të cilën po përballet prej disa ditësh.


Ambasadori shqiptarë, Qirjako Qirko ka theksuar se emigrantët shqiptarë atje janë të gatshëm të ndihmojnë vendin në trajtimin e kësaj krize. Në një intervistë për “The Guardian”, Qirko tha se, në mirënjohje të asaj që Britania ka bërë për shqiptarët, 150 mijë shqiptarë që jetojnë atje do të ishin të gatshëm të punonin thuajse falas si shoferë kamionësh.

“Nëse qeveria juaj do të donte, ne mund të ofrojmë shoferë të mirë të besueshëm, ndoshta 5,000 menjëherë”, tha ai.

Qirko, i cili sapo kishte kaluar një orë në radhë për benzinë t’u furnizuar me benzinë dhe pa sukses, tha se ai besonte se shumë shqiptarë në Britani ishin shoferë kamionësh që mund të ndihmonin për të kompensuar një mungesë të vlerësuar deri në 100,000.

“Shqiptarët janë gati të punojnë që qeveria britanike të kapërcejë këtë problem pa pagesë. Unë nuk e di nëse ata kanë licencat e duhura, por nëse do të kishin, jam i sigurt që të gjithë këtu do të thoshin ‘unë mund të ndihmoj’”, tha ai.

Qirko përmendi ndërhyrjen e NATO -s në Kosovë në vitin 1999 për shpëtimin e qindra shqiptarëve etnikë, teksa shtoi: “Shqiptarët në Mbretërinë e Bashkuar do të punonin falas për këtë vend për shkak të asaj që ky vend ka bërë për ta… Ne i jemi mirënjohës përgjithmonë qeverisë dhe ushtrisë së këtij vendi, për atë që bënë për vëllezërit tanë në Kosovë. ”