Barcelona dhe Real Madrid do të takohen në El Clasico të dielën dhe Ronald Koeman mezi pret ndeshjen, duke shpresuar për fitoren e tij të parë si trajner në këtë ndeshje.

Sezonin e kaluar, Barcelona humbi dy El Clasicot që u luajtën. Tani, me tifozët e kthyer në tribuna, Koeman shpreson për një rezultat më të mirë.

” Ne kemi fituar dy ndeshjet tona të fundit dhe ndihemi mirë përpara kësaj ndeshjeje të madhe ,” shpjegoi Koeman në konferencën e tij për shtyp para ndeshjes.

“Ne jemi të emocionuar për të luajtur këtë lojë. Shpresoj që stadiumi të jetë plot ose pothuajse i mbushur dhe të ketë një atmosferë të mirë.

“Ne e dimë se çfarë mund të bëjmë dhe po luajmë në shtëpi, kështu që nuk kam frikë.