Koalicioni ASH dhe Besa është vetëm mes tyre por jo edhe Alternativës ?!

Ka një kohë të gjatë që partitë shqiptare nuk gjejnë dot kush është përcarësi i vërtetë.Nëse ai është brenda apo i nxitur nga jashtë që në momente të caktuara shpërfaqet për të krijuar ndasi të skajshme që po i kushton prej kaq kohësh opozitës me humbje të thella shkruan TetovaSot.


Janë dy tabore që tashmë është e vështirë ti bësh bashkë.PDSH me ASH në dhe Besa me Alternativën.Ato mbeten si dy brigjet e një lumi, përherë të ndarë në luftën e ashpër brenda atyre që dikur ishin bashkë dhe më pas duan me cdo kusht ta heqin nga skena politike njëra-tjetrën.Ky është misioni i tyre se kush cilin do ta dobësojë .
Kreu i BDI-së gjithnjë u ka dhënë mesazhe të qarta që të bashkohen e ta mundin BDI-në që të fitojnë shqiptarët .Por këto parti po e elektrizojnë elektoratin tejmase me njëri-tjetrin.
Vetëm një ditë më parë ajo që u duk se u ndërtua ditën, u rrënua natën.Aleanca është gjithnjë në mes në luftën dredharake mere njërën dhe lëshoje tjetrën.Por Alternativa nuk ra në këtë kurth të tyre si një partner i tyre në koalicionin ASH dhe Besa, i bërë për interesa të ngushta dhe jo për cështje të mëdha të interesit shqiptarë percjelle TetovaSot.
Atë koalicion që ” u ndërtua” ditën e rrënoi njëdeklaratë e njërit ndër eksponentët kryesorë të Alternativës Zeqirja Ibraimi në një emision televiziv .Ai e tregoi qartazi se koalicioni ASH dhe Besa është vetëm mes tyre por jo edhe Alternativës sepse kjo e fundit nuk do përkrahë Besën në Tetovë dhe Zhelinë ku ata garojnë.
Edhe mbështetja e PDSH-së ndaj BDI-së nuk është se nuk ka patur konfrontime mes këtyre subjekteve që dihen tashmë, por më shumë është një betejë e vazhduar midis Thaçit dhe Selës që nuk do gjejnë paqë kurrë .
Skena politike shqiptare akoma me protagonistë të njëjtë do mbetet edhe gjatë kohë e përçarë thellë me koalicione artificiale që ndërtohen ditën dhe prishen natën.
Këtë kosto edhe gjatë do ta vuajë votuesi shqiptarë që e ka të vështirë se ku duhet të përcaktohet duke rënë pre e dredhive politike të atyre ” liderëve” të vegjël që politikën e shohin si përfitim dhe jo si vlerë dhe ndryshim.TetovaSot