KMDLNJ: Të hetohet rasti i kërcënimit të kryeministrit Albin Kurti

 

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka thënë se duhet të hetohet rasti i kërcënimit të kryeministrit Albin Kurti.

Në njoftimin e KMDLNJ-së thuhet se dënojnë kërcënimin ndaj Kurtit, transmeton Klankosova.tv.

“KMDLNj e dënon këtë kërcënim, qoftë edhe përmes rrjeteve sociale dhe kërkon hetime të shpejta të identifikohet adresa dhe personat që kanë kërcënuar dhe ndaj tyre të merren masa në përputhje me ligjin. Policia e Kosovës përkatësisht Njësia për Krime Kibernetike ka potencial profesional që në kohë të shkurtër mund të zbulojë adresën e kërcënimit sikur që ka vepruar me shumë sukses në raste të ngjashme”.

“Opinioni duhet të informohet drejtë dhe shpejt për këtë zhvillim në mënyrë që të eliminohen të gjitha mundësitë e spekulimit dhe instrumentalizimit për të përfituar politikisht apo për ta sulmuar kryeministrin Kurti dhe qeverinë, gjithashtu për qëllime politike. Koha është e ndjeshme dhe transparenca është e domosdoshme për ta sqaruar rastin. Deklarimet politike për këtë rast mund të merren si subjektive andaj vetëm institucionet e sigurisë janë kompetente të flasin për rastin në fjalë. Askush nuk do të duhej të falej, qoftë për kërcënim me jetë, qoftë nëse manipulohet me këtë qëllim për çfarëdo qoftë qëllimi. KMDLNj pret dhe shpreson që Policia e Kosovës, me veprim të shpejtë dhe profesional, do të ndërmerr masa që situata të sqarohet dhe të mos kemi pasiguri”, thuhet në njoftim.