Kryeministri Albin Kurti thuhet se ka pranuar një kërcënim dhe si masë e kujdesit forca të sigurisë janë shtuar pranë shtëpisë së tij që nga dita e djeshme.

Lidhur me këtë çështje, Kurti ka folur sot në një konferencë për media.

Ai tha se nuk ndihet i rrezikuar por se organet e rendit kanë marrë veprimet e nevojshme lidhur me këtë çështje.

“Së pari unë nuk ndjehem i rrezikuar por janë organet e sigurisë ato që i vlerësojnë kërcënimet dhe i ndërmarrin veprimet në përputhje me rrethanat e caktuara. Përndryshe unë as dje dhe as sot nuk e kam ndryshuar agjendën time”, ka thënë ai.

Ndërkohë mbrëmë nga zyra e tij kanë konfirmuar vetëm se Kurti është kërcënuar dhe si masë e kujdesit të shtuar, është rritur edhe niveli i tij i sigurisë.