Bilall Kasami apo Ziadin Sela? Kjo është pikëpyetja se cili do të dalë i dyti pas fitores bindëse të Ali Ahmetit dhe BDI-së. Bilall Kasami po mundohet me gjitha forcat që ta fitojë Tetovën duke bërë pakt edhe me kundërshtarët më të fortë ndërsa nga ana tjetër Ziadin Sela për ta shpëtuar veten nga dështimi më i madh ndonjëherë nuk po lë parti pa ju ulur në tavolinë.

Sela-Gashi-Mickoski, Koalicioni i cili nuk pati sukses dhe megjithatë ende vazhdojnë të krenohen. 30.000 vota të humbura nga ky koalicion i cili sot po mundohet që nëpërmjet Lëvizjes Besa ta fitojnë BDI-në.

Sovrani e dha votën duke e bërë BDI-në partinë fituese absolute në RMV. Me gjithsej 126.000 vota të grumbulluara BDI është e para dhe e padiskutueshme në kampin shqiptar.