Kandidatët shqiptarë si djalli bardhë dhe djalli i zi!

Kandidatët shqiptarë për kryetarë komunash që na vijnë nga të gjitha fushat dhe nga nga të gjitha ngjyrat e nga profesionet e ndryshme, lavdi zotit që i kemi me shumicë ‘të na rrojnë sa malet’, sepse po i ‘begatojnë’ jetën shqiptarëve sa herë që zgjidhen në krye të komunave ata i zhgënjejnë shqiptarët në katër vitet e pushtetit të tyre.


Çfarë mund të presin shqiptarët nga djajtë e bardhë e të zinj në krye të komunave që për katër vite të ardhëshme do t’i bëjnë vallë jetët e shqiptarëve më të bardha apo më të zeza?
Në mandatet e kaluara ‘djajtë e zinj’ i kanë nxirë jetën shqiptarëve me dështime dhe me papërgjegjshmërinë dhe moskokëçarjen e tyre karshi zotimve ‘për një jetë më të mirë’ para qytetarëve shqiptarë, ndaj paraqitja e tyre këtë radhë me kostumin e ‘djallit të bardhë’ nuk i bënë dot ata ‘engjëj të bardhë’.

Zgjedhja apo rizgjedhja e disave prej ‘djajve të bardhë e të zinj’ në krye të komunave me shumicë shqiptare, nuk është garancë për ndryshim dhe zhvillim të komunave përkatëse për faktin e thjeshtë sepse ata janë ‘bijtë e partisë’, që veprojnë sipas urdhërit të partisë mëmë, që ka për synim zhvatjen dhe përvetësimin e pronës publike dhe jo zhvillimin e progresin e komunës ku do të zgjidhet kryekomunar ‘biri i partisë’.
E kaluara e tyre ka dëshmuar se jetët e shqiptarëve ‘nuk u bënë më të mira’ gjatë mandatit të tyre, po kanë ndikuar për të kundërtën, ku rinia duke mos patur një jetë më të mirë në vendlindje po ia mësynë drejt perëndimit ‘për një jetë më të mirë’.

Prandaj, për shqiptarët edhe me këto zgjedhje nuk vjen ndryshimi me djajtë e ‘bardhë apo të zinj’, ata janë kandidatë të zinj për të ndarë levërditë e pushteti me njëri-tjetrin dhe jo për qytetarët. Medai Shaholli