Kandidati i LSDM-së Petre Shilegov, tha se nëse i besohet edhe një mandat, Shkupi do të ketë Qendrën më të madhe në Evropë për këmbësorët, linja të autobusit të shpejtë, projekte për efikasitetin energjetik, masat ekologjike, si dhe projekte infrastrukturore.

Me plan të përgjithshëm urbanistik të sjellë në mënyrë kualitative, në të cilin punojnë të gjithë ekspertët e këtyre sferave që i kemi në shtetin tonë dhe me inkuadrimin e qytetarëve në sjelljen e tyre, Shkupi në dhjetë vitet e fundit me garanci do të zhvillohet në mënyrë kualitative, me fokus të mbrojtjes së hapësirave publike, e krijimin e hapësirave të reja publike, parqe dhe gjelbërim. Shkupi është qytetit që kujdeset për të gjithë dhe që i mbështet qytetarët, andaj në katër vitet e fundit përgatisim pako të re për mbështetje financiare për të gjithë qytetarët – tha Petre Shilegov, Kandidat i LSDM-së për Shkupin.

Kandidatja e pavarur e mbështetur nga VMRO DPMNE-ja Danella Arsovska, deklaroi se si kryetare e Shkupit, ka për qëllim që qytetarët të jetojnë në metropol moderne, evropiane, me kualitet të lartë të jetesës dhe infrastrukturë moderne. Ajo premtoi edhe digjitalizim të administratës së Qytetit.

Qytetarët në çdo moment do të mund të vërtetojnë se çfarë ndodhë me kërkesën e tyre, ndërsa përgjigje do të marrin në afat prej 24 deri në 72 orë. Shërbimet administrative do të jenë të qasshme në mënyrë elektronike me procedura të thjeshta, pa obligim për të shkuar në komunë. Pritja në radhë dhe vrapimi nga sporteli në sportel do të jetë e shkuar, falë digjitalizimit të dhe shërbimit të ri një sportel. Njëkohësisht, për qytetarët që nuk shfrytëzojnë zgjidhje digjitale do të jetë në disponim zyra e hapur 24 orë, çdo ditë të javës – u shpreh Danella Arsovska, Kandidate e pavarur për Shkupin.

Arsovska premtoi edhe rinovim dhe ndërtim të bibliotekave që janë në Qytetin e Shkupit.

Mefail Ismaili