Kafshime dhe lëvizje provokuese, gazetarja amerikane flirton hapur me Putin?! (VIDEO)


Media shtetërore ruse ka akuzuar së fundmi një moderatore amerikane se tentoi që të shpërqendronte presidentin Vladimir Putin gjatë një forumi në Moskë. Hadley Gamble e CNBC ishte moderatorja e një sesioni në të cilin ishte i përfshirë edhe lideri rus, në një forum për energjinë në Moskë.

Pas intervistës me gazetaren, Putin u përball me një lumë kritikash për seksizëm pasi gjatë bisedës i tha Gamble se ishte “shumë e bukur për të kuptuar argumentet e tij”. Por tashmë, Vladimir Solovyov i cilësuar si një propagandist i Putin-it, përdori kanalin e tij televiziv “Rossiya 1” për të treguar sesi “moderatorja përpiqet që të shpërqendrojë liderin rus.”

Pamjet e publikuara fokusohen kryesisht tek këmbët e saj, veshja dhe gjestet ndërsa media shtetërore ruse shprehet se sjellja e saj ishte një “përpjekje e dështuar për t’i hequr mendjen 69-vjeçarit.

Paraqitja e moderatores komentohet kështu nga rusët: “Duket se Hadley ishte përgatitur shumë për takimin me Putin. Sikur po bëhej gati për pasarelë. Për shembull kishte humbur disa kg dhe kishte veshur një fustan të shkurtër. Ajo i tregoi vizualisht këmbët e saj ndërsa mbante veshur një palë këpuce më takë 12 cm…”

Pamjet janë prerë nga rusët në momente specifike që e tregojnë moderatoren sikur po përpiqet të joshë liderin rus. /abcnews.al/