Me Maqedoninë e Veriut kemi të kaluar dhe të ardhme të përbashkët, ka deklaruar kryeministri bullgar Stefan Janev në diskutimin në Facebook, duke apeluar qe vendi të pranojnë të drejtat e atyre qytetarëve që vetvetiu identifikohen si bullgarë.

“Bullgaria vazhdimisht e mbështet vendin, njëherësh doemos të jetë e aftë të mbrojë interesat e saja nacionale. Për fat të keq, udhëheqësia e Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ngutet të përmbush obligimet e parapara të Marrëveshjes për fqinjësi të mirë”, ka shtuar Janevi duke apeluar që të “ndalohet nxitja e urrejtjes ndaj Bullgarisë”.

Ai ka theksuar se Bullgaria është e interesuar të angazhohet për qytetarët maqedonas që kanë ndjenjë bullgare dhe të cilët identifikohen si persona me prejardhje bullgare me qëllim të kenë të drejta të barabarta me të tjerët dhe të mos jenë “të përndjekur”.