Janë rivaksinuar 46% e qytetarëve të rritur

Gjithsej 6,089 doza të vaksinave janë aplikuar gjatë ditës së djeshme. Dozën e parë të vaksinës kundër Kovid-19 dje e kanë marrë 709 qytetarë, janë rivaksinuar 1.148 qytetarë, ndërsa 4.232 qytetarë e kanë marrë dozën e tretë të vaksinës.

Siç kumtoi Ministria e Shëndetësisë, deri më 26 tetor të vitit 2021 janë vaksinuar gjithsej 802.705 qytetarë, janë rivaksinuar 772.424, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 20.119 qytetarë. Pesëdhjetë e katër për qind e qytetarëve mbi moshën 40 vjeçare janë rivaksinuar, ndërsa 33 për qind e popullatës nga 18 deri në 39 vjet e kanë marrë të paktën një dozë të vaksinës.

Përfshirja me vaksinim me një dozë të vaksinës të popullatës së rritur është 57 për qind, ndërsa me dy doza janë përfshirë 46 për qind e qytetarëve mbi 18 vjet.

Sipas numrit të vaksinave të aplikuara, 38 për qind e tërë populaltës në vendin tone është vaksinuar, ndërsa 35 për qind e popullatës në shtet kanë marrë dy doza.