Kandidati për kryetar të Tetovës, Bilall Kasami në tubimin e mbrëmshëm në Tetovë deklaroi se do t’i propozojë listës “Më mirë për Tetovën që menjëherë pas të zgjidhet kryetar i Tetovës, që këshilltarin e tyre ta zgjedhim zëvendëskryetar.


“Unë i përshëndes organizatat joqeveritare nga Tetova, të cilat si në asnjë qytet tjetër kanë qenë shumë aktive dhe kanë ngritur zërin për çdo shqetësim të qytetarëve. Gjithashtu përshëndes organizimin e tyre që të dalin në zgjedhje me listë për këshilltarë të emëruar “Më mirë për Tetovën”.

Shqetësimet që ata ngrejnë janë edhe shqetësimet tona. Sonte para jush shpalos propozimin tim të parë pas zgjedhjeve. Në momentin që do të zgjidhem kryetar i Komunës së Tetovës, do ti propozoj Listës “Më mirë për Tetovën” që të zgjedhin këshilltarin e tyre i cili do të jetë Zëvendëskryetar i Komunës së Tetovës. Të gjith ata që e duan Tetovën duhet të jenë bashkë”, deklaroi Kasami.

Kësaj oferte sot i janë përgjigjura nga Iniciativa “Më mirë për Tetovën”, informon portali “tetova1”.
“Qëllimin tonë për një Tetovë më të mirë synojmë ta realizojmë nëpërmjet bashkëpunimit të drejtpërdrejtë me qytetarët, duke dëgjuar dhe përcjellur zërin e tyre, dhe jo nëpërmjet posteve të sajuara, të cilat as nuk ekzistojnë në Ligjin për vetëqeverisjen lokale.

“Komuna ka vetëm dy organe qeverisëse: Kryetari i Komunës dhe Këshilli Komunal. Nuk ka nevojë për pozita të reja në Komunën e Tetovës, e cila edhe ashtu është e mbingarkuar nga administrata e tepërt”, thonë nga iniciativa “Më mirë për Tetovën” që kanë dalur edhe më listë për këshilltarë.