E ardhmja e Isco vazhdon të mbetet në pikëpyetje te Real Madrid. Mesfushori i cili, këtë sezon është aktivizuar gjashtë here nga trajneri Carlo Ancelotti, duke realizuar vetëm një gol, mund të transferohet në kampionatin anglez, pasi për të ka shfaqur interes Evertoni.

Trajneri i anglezëve, Rafa Benitez kërkon një përforcim për merkaton e janarit dhe 29-vjeçari është futbollisti të cilin ai dëshiron të afrojë në skuadër menjëherë. Isco është i lidhur me madrilenët deri në fund të sezonit dhe drejtuesit për të mos e humbur lojtarin me parametër zero, me shumë mundësi do ta lënë lojtarin të largohet që në janar dhe Everton është klubi që po avancon në tratativat për ta marrë lojtarin.