Kandidati i Besës për Tearcën, Daut Memishi nëpërmjet një video në Facebook ka folur për hidrocentralet në Përshefcë dhe Gllogjë. Memishi paralajmëron inspektim t punës së tyre ndërsa për Gllogjë paralajmëron largimin e deponive të egra.


“Gllogja dhe Përshefca dy fshatra shumë të rëndësishëm në komunën e Tearcës, të zbukuruara nga Zoti por të shkatërruara nga dora e njeriut. Njëri fshat po ngulfatet ne deponitë e egra e tjetra nga Hidrocentralet që turbullojnë ujin e pijshëm.

Kemi zgjidhje konkrete për pastrimin e mbeturinave në Gllogjë dhe shumë projekte infrastrukturore. Në Përfshefcë, do të inspektojmë punën e hidrocentraleve, nuk do të lejojmë që banorët të dëmtohen dhe të helmohen nga uji.

#MeKaKrejt për #Tearcën”, ka shkruar Memishi.