Në vend interesimi i qytetarëve është në rënie për t’u vaksinuar. Të dhënat e autoriteteve shëndetësore tregojnë se ndryshe nga më parë kur aplikoheshin 10.000 vaksina në ditë, tani ai numër është nën 1.000.


Gjatë ditës së djeshme, u aplikuan gjithsej 3,845 doza vaksinash, nga të cilat vetëm 958 kanë pranuar dozën e parë, 2,813 u rivaksinuan, dhe 74 kanë pranuar dozën e tretë të vaksinës kundër virusit korona njoftuan nga ministria e shëndetësisë.

Ndërsa nga ministria e shëndetësisë gjithashtu informuan se deri tani dy doza vaksinash kanë marrë rreth 35 % e të gjithë popullsisë në vend. Ndërsa nga atje thonë se nëse merren parasysh vetëm qytetarët e rritur mbi 18 vjeç, kjo përqindje rritet në 44%.

Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë deri në 5 tetor, janë vaksinuar gjithsej 792.174 qytetarë, 740.822 janë rivaksinuar, ndërsa dozën e tretë e kanë marrë 499 qytetarë.

Gjithashtu 53 % e qytetarëve mbi 40 vjeç janë rivaksinuar, ndërsa 33% e popullsisë nga 18 deri në 39 vjeç kanë marrë të paktën një dozë vaksine.

Sipas të dhënave të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, 563 pacientë janë shtruar në spitalet e vendit, nga të cilët 116 janë vaksinuar, ndërsa nga Ministria e Shëndetësisë nuk japin në detaje se me cilat vaksina u imunizuan ata që janë shtruar në spital.

Ata thonë se ka pacientë të shtruar në spital me vaksina nga të gjithë prodhuesit.