Fushata për zgjedhjet vendore në Maqedoninë e Veriut ka hyrë në fazën e fundit para se në fundjavë qytetarët të shkojnë në qendrat e votimit dhe të votojnë për kandidatët e preferuar të tyre informon TetovaSot.Në ndërkohë që ata që garojnë në këto zgjedhje në zona të ndryshme vazhdojnë me premtimet e tyre duke shpalosur edhe programin për katër vitet e ardhshme.Në vijë të kësaj është edhe gara për Bërvenicën ku kandidati i partisë në Pushtet Arkin Jahiu ka dhënë një ide shumë fantastike për Komunën në të cilën garon, pra në Bërvenicë.Sipas tij ai ka premtuar një shteg për vrapim dhe biçikleta në rrugën që lidh Çellopekun me Strimnicën.
Kjo është një mundësi e madhe për banorët e asaj zone për mundësi të tilla që shërbejnë në përmirësimin përvec të infrastrukturës dhe investimeve tjera por edhe për rekreacion dhe zhvillim në sfera të ndryshme në shërbim të banorëve të disa zonave.TetovaSot