Hoxha takon ambasadorin e Egjiptit, dakordohen për bashkëpunim në fushën e bujqësisë

Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave njëherit Sekretari gjeneral i Lëvizjes Besa, ka njoftuar se është takuar me ambasadoren e Republikës Arabe të Egjiptit, njofton Monitor.mk
Siç thotë Hoxha, është rënë dakord që të intensifikohen negociatat e ekipeve të ekspertëve të formuar në kuadër të Protokollit për bashkëpunim në fushën e bujqësisë.
–Statusi i plotë
Sot realizova takim me ambasadorin e Republikës Arabe të Egjiptit në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Khaled Ibrahim Emara.
Në një atmosferë shumë konstruktive dhe miqësore, u ngritën çështjet për thellimin e bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve, me theks të veçantë në rritjen e tregtisë së produkteve bujqësore. Në takim u ra dakord që të intensifikohen negociatat e ekipeve të ekspertëve të formuar në kuadër të Protokollit për bashkëpunim në fushën e bujqësisë mes dy vendeve, me qëllim të gjetjes sa më të shpejtë të zgjidhjeve për lehtësimet tatimore, të cilat do të rrisin praninë e produkteve bujqësore në tregjet e të dy vendet. Ambasadori Emara përcolli interesimin e sektorit të biznesit egjiptian për investime në Maqedoninë e Veriut në sektorin agroushqimor, veçanërisht në fushën e prodhimit organik, si dhe në industrinë e drurit.
Vendi ynë është i interesuar për investime të huaja dhe ofron kushte të favorshme për investime në sektorin e bujqësisë. Tregu egjiptian është shumë i rëndësishëm për vendin tonë, sepse përfaqëson potencial të madh për tregtimin e produkteve bujqësore, si dhe një mundësi për t’u hapur në tregjet e Lindjes së Mesme.