Zeqirija Ibrahimi nga Alternativa në ClickPlus ka zbuluar kushtin se në cilën rrethanë kjo parti do të mbështesin Lëvizjen Besa.

Ai tha se në rast se Besa del nga Qeveria dhe në Kuvend dorëzon interpelancë ndaj Qeverisë, atëherë mund të kërkojë votat e opozitës.

Pas kësaj deklarate të Zeqirja Ibrahimit, nënkryetarit të Alternativës, Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes Besa, Arijanit Hoxha ka deklaruar se kushtëzimi i Alternativës për largimin e Lëvizjes Besa nga Qeveria për mbështjetje është faktor përçarës.

“Të kushtëzosh largimin e Lëvizjes BESA nga Qeveria për ta mbështetur atë, në kohën kur ke kandidat për kryetar komune nga parti opozitare që mban postin e drejtorit, sdi se si të përshkruhet kjo me terminologjine morale. Po Dëshmohet çdo ditë se kush është faktor përçarës në gjitha proceset,” ka reaguar Hoxha.

Ndryshe sot Arijanit Hoxha nga BESA publikiaht theksoi se do të mbështesin çdo kandidat të ASH-së, ku më pas edhe Taravari u shpreh se mbështet në raundin e dytë çdo kandidat të BESËS, por pa qëndrim të Alternativës./TS