Holanda ashtu siç pritej edhe kthehet me tre pikë nga Riga.


“Tulipanët” shënuan fitore me rezultat 1:0 ndaj Letonisë, në takimin e xhiros së shtatë të Grupit G të kualifikueseve për Kampionatin Botëror.

Futbollisti Klaassen shënoi në minutën e 19-të.

Holanda kryeson me 16 pikë, duke lënë pas Norvegjinë me 14, Turqinë 12, Malin e Zi 11, Letoninë 5 e Gjibraltarin me 0 pikë.