Histori si në përralla, Princesha heq dorë nga titulli për dashurinë e saj (FOTO)

Princesha Mako e Japonisë do të martohet me dashurinë e jetës së saj edhe pse i duhet të heqë dorë nga titulli mbretëror.


Historia e Princeshës japoneze Mako me Kei Komuro, një avokat mund të ngjajë si një përrallë moderne.

Princesha dhe Komuro shpallën fejesën e tyre në vitin 2017 dhe po planifikojnë të largohen nga Tokyo për një jetë të re në New York.

Fejesa e tyre është quajtur si një skandal dhe nuk pati miratimin e publikut. Disa japonezë mendojnë se një princeshë nuk duhet të martohet me një njeri të thjeshtë. Avokati është tallur nga gazetat për pamjen e tij.

Princesha Mako, 30- vjeçe është mbesa e Perandorit Naruhito dhe shpejt u bë një figurë e dashur për japonezët duke e quajtur një njeri perfekt. Ajo është diplomuar për art dhe kulturë një një universitet për elitat.

Komuro vjen nga një familje modeste. Ato njohën kur Princeshë Mako shkoi në Britani aty ku jetonte Komuro, për të studiuar. Mediat e kanë konsideruar këtë të fundit si të etur për para.

Njerëz të afërt me Princeshën thonë se ajo vuan nga stresi dhe ankthi sepse jeta e saj po shkatërrohet. Sipas ligjit japonez, anëtarët e familjes mbretërore duhet të heqin dorë nga titujt e tyre dhe të largohen nga pallati nëse martohen me një njeri të thjeshtë, pa tituj mbretërorë.

Si një grua, ajo nuk mund të jetë në fron por vetëm meshkujt.

Princess Mako of Akishino visits Musashino-no-misasagi, Musashino Mausoleum / Mausoleum of Emperor Showa, at Musashi Ryobochi, Musashi Imperial Mausolea Grounds, in Hachioji City, Tokyo on Oct. 12, 2021. Princess will marry Kei Komuro on Oct. 26. The couple, both 29, will have neither betrothal nor wedding ceremonies. They will decline a lump-sum marriage allowance that would have been given by the government. The princess and Komuro are expected to hold a press conference on the day they marry. ( The Yomiuri Shimbun via AP Images )