Mbrojtësi i Bayern Munich dhe Francës, Lucas Hernandez mund të përballet me një dënim prej gjashtë muajsh burg për mosrespektimin e urdhrit të kufizimit në vitin 2017.


Kujtojmë se pas sherrit me gruan e tij në kohën kur lojtari aktual i Bajernit ishte pjesë e Atletikos, Gjykata e Madridit e detyroi të bënte punë sociale të cilat lojtari nuk i kreu.

LEXO EDHE:Aktivizohet si zëvendësues, flet trajneri i Southampton: Broja është rezervë e mirë, duhet të…

Ndërkohë, disa vite më pas, Gjykata e Madridit lëshoi një urdhër ku thuhet se lojtari ka vetëm pak ditë kohë për t’u paraqitur me vullnetin e tij në dyert e burgut.

Sipas Emilio Kortes, një profesor i ligjit të kriminalistikës, lojtari nuk mund t’i shpëtojë burgut. “Dënimi i Lukasit është pa kthim. Ky vendim është marrë tani dhe është i formës së prerë. Ai me shumë mundësi do të shkojë pas hekurave dhe të gjithë duhet të mësohemi me këtë fakt.

Ai (Hernandez) nuk mund t’i shpëtojë ligjit që është njëlloj për të gjithë, edhe pse ndryshe nga pjesa më e madhe e njerëzve është një njeri publik”, tha profesor Kortes.