E bukura e të qenit fenomen futbolli është se shpesh e gjejmë veten duke luajtur përkrah shokëve të tjerë.

Dhe pak në karrierën e tyre mund të mburren me bashkëlojtarë dhe ndërkombëtarë të rëndësishëm sa Thierry Henry.

Në fund të fundit, francezi ishte shpirti i dy skuadrave legjendare, Topçinjve të pathyeshëm të Wengerit dhe Barcelonës së parë të Guardiolës.

Por a ishte Messi shoku i ngushtë i Henry? Jo. Francezi u tregua i sinqertë duke zgjedhur sulmuesin Bergkamp me të cilin formuan një dyshe të frikshme te Arsenali.

“Dennis Bergkamp”. Natyrisht, holandezi ishte një talent i çmendur. “Unë gjithmonë kam thënë se Dennis mbetet shoku më i mirë i skuadrës që kam pasur ndonjëherë. Ai është ëndrra e çdo sulmuesi”, tha Henry.