Hazard pritet të jetë i gatshëm për ‘El Clasico’

Eden Hazard (Real Madrid) ka pësuar lëndime të përsëritura dhe ka përfituar nga lirimi nga kombëtarja për të kapërcyer mbingarkimin e muskujve që kishte dhe për të përmirësuar gjendjen e tij.


Sipas AS, mesfushori belg ka punuar me fizioterapistin e tij të besuar Lieven Maesschalck dhe ka përdorur këshillat e tij për t’u përpjekur të jetë në formë të lartë.

Hazard ishte pjesë e seancës së fundit stërvitore së bashku me shokët e tij të Real Madridit dhe do të mund të ndihmojë skuadrën në ‘El Clasicon‘ e shumëpritur, të dielën, kundër rivalëve të përjetshëm, Barcelonës.

Trajneri, Carlo Ancelotti do të konfirmojë gjithçka nesër në konferencën për shtyp para ndeshjes me Barçën.