Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, iu është bashkuar thirrjeve për ndërprerje të misionit të UNMIK-ut në Kosovë, duke thënë se vazhdimi i misionit të organizatës është vazhdim i konfuzionit për të gjithë, njofton Klankosova.tv.

“Vazhdimi i misionit të UNMIK është vazhdim i konfuzionit për të gjithë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

“Ndërprerja e mandatit të këtij misioni është i nevojshëm dhe krijon qartësi institucionale”.

Kujtojmë se një thirrje e tillë u bë edhe nga ambasadori i SHBA-së në OKB, Jeffrey DeLaurentis, si dhe nga presidentja Vjosa Osmani, me arsyetimin se UNMIK-u mban anën e Serbisë dhe vihet në kundërshtim të institucioneve në Prishtinë.