Ftesë drejtuar të gjitha startup-eve për të aplikuar në konkursin Elevator Lab për
Evropën Juglindore – 2021.

Raiffeisen Bank fton të gjitha startup-et e interesuara të aplikojnë në Konkursin
Elevator Lab për Evropën Juglindore. Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të
prezantojnë produktet apo shërbimet e tyre inovatore në fushën e fintech, tek ekspertët
e ekosistemit dhe industrisë financiare.
Aplikimet do të jenë të hapura nga 11.10.2021 dhe do të përfundojnë në datën
14.11.2021.
Elevator Lab është një konkurs rajonal për startup-e dhe fintech, i ndarë në 5 kategori
dhe i hapur për pjesëmarrësit nga i gjithë rajoni i Ballkanit Perëndimor, së bashku me
Kroacinë dhe Slloveninë.
Kandidatët e interesuar mund të aplikojnë për të marrë pjesë në njërën nga 5 kategoritë
e mëposhtme:
1. Banking per Retail dhe SE (Retail & SME banking)

2. Analitikë e Avancuar dhe Inteligjencë Artificiale (Advanced Analytics & Artificial
Intelligence)
3. Pagesat dhe Përpunimi i Transaksioneve (Payments and Transaction Processing)
4. Korporata të Mëdha & Klientë Institucionalë (Large Corporates & Institutional Clients)
5. ESG (Environment, Social, Governance Solutions)
Gjysmëfinalet edhe këtë vit do të mbahen online, dhe do të organizohen sipas
kategorive në fund të nëntorit, fillimit të dhjetorit.
Startup-et fituese për çdo kategori do të marrin secili nga 5.000 €, dhe gjithashtu
do të kenë mundësinë të paraqesin idetë e tyre përpara Bordit të Drejtorëve të
Raiffeisen Bank në vendin nga ku po aplikojnë.
Konkursi Elevator Lab për Evropën Juglindore do të përfundojë me një organizim gala
ku startupet fituese do të kenë mundësinë të prezantojnë përpara një publiku, si
dhe një paneli ekspertësh, dhe të konkurrojnë për një tjetë çmim shtesë prej
10.000 €. Gjithashtu një çmim i rëndësishëm për fituesin rajonal do të jetë mundësia për
të prezantuar në Elevator Lab Demo Day që do të organizohet në Prill/Maj 2022.
Aplikimet për Elevator Lab mund t’i bëni në linkun e mëposhtëm: APLIKO KETU
Pas aplikimit, startup -et do të kalojnë një proces përzgjedhjeje të kryer nga një panel
ekspertësh, i përbërë nga drejtues të Raiffeisen Bank dhe sipërmarrës dhe investitorë të
suksesshëm nga rajoni.
Sfida e Elevator Lab Challenge në Evropën Juglindore është organizuar nga pesë
Banka Raiffeisen*.

Më shumë informacion mbi konkursin, kushtet për pjesëmarrje dhe çmimet në
dispozicion mund ti gjeni duke klikuar mbi link: https://elevator-
lab.com/challenges/regional-1/

*Emrat juridikë të bankave: Raiffeisenbank Austria d.d, Raiffeisen banka a.d, Raiffeisen
Bank Kosovo Sh.A, Raiffeisen Bank Sh.A, Raiffeisen BANK dd Bosna i Hercegovina