Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit përmbyllës të Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar ku u prezantua kandidati për kryetar komune, z. Nevzat Bejta dhe lista e këshilltarëve para të pranishmëve ka thënë se kur të shkoni tek kutia e votimit dhe merrni të gjithë të shpia dhe rrethojeni numrin 3, sepse dijeni se jeni duke e rrethu për Ali Ahmetin.

“Me 17 tetor kur të shkoni te kutitë e votimit mos leni njeri pa e marrë me vete, e me e lënë ndonjë tek shpia, kur ta rrethoni numrin 3, dijeni se jeni duke rrethu për Ali Ahmetin. Vota në Gostivar është votë për Ali Ahmetin.
Edhe për fund e kam një urim dhe përshendetje, a ju kujtohen urimet dhe përshendetjet në radio dhe televizion, a ju kujtohen o vllazën e motra, të gjithëve atyre që do t’ju fikën dritat e llambat më 17 tetor, Natën e Mirë e Udhëmbarë”, theksoi Grubi.