Nuk ka projekt të cilin e prezantojmë para jush dhe që do të lind si nevojë e katër viteve të ardhshme të cilit nuk do t’i qëndrojmë ne prapa, sepse kështu na ka udhëzuar Ali Ahmeti. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit të BDI-së në Dibër ku u prezantua kandidati për kryetar komune, z. Hekuran Duka dhe lista e këshilltarëve.


“Këtë mandat na e ka dhënë, t’i shërbeni qytetarëve. Ministër është shërbëtor dhe ministri e kupton se sa është i vogël vetëm kur ngjitet në skenë dhe kur ju sheh juve, ju jeni fuqia e ministrit, ju jeni fuqia e kryetarit të komunës, ne jemi këtu për t’ju shërbyer juve, ne jemi këtu për ta mbështetur Hekuran Dukën, Fuat Spahiun, gjithë këtë listë të shkëlqyer të këshilltarëve për komunën e Dibrës dhe nuk kam asnjë dyshim rreth suksesit të 17 Tetorit.”