Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit të Bashkimit Demokratik për Integrim në qytetin e Dibrës ku u prezantua kandidati për kryetar komune, z. Hekuran Duka dhe lista e këshilltarëve ka thënë se projektet të cilat i prezantoi kryetari aktual dhe i katër viteve të ardhme, z. Hekuran Duka janë projekte që ndihmojnë banorët e kësaj dhe nevojë të cilën e din vetëm dibranët dhe jo ata që vijnë nga Shkupi.


“Detyra jonë, e imja, e Bujarit, e Naserit, e Jetonit, e Kreshnikut, e Fatmirit, e zëvendësministrave, sekretarëve shtetëror, drejtorëve, zëvendësdrejtorëve është që t’i qëndrojmë prapa atij programi të Hekuran Dukës dhe ta realizojmë. Idetë, dëshirat dhe nevojat e dibranëve i paraqet kryetari Hekuran Duka, ne jemi këtu për t’ia nënshkruar kontratën të cilën ai e bën me juve me 17 Tetor dhe të garantojmë që ato do të zbatohen ashtu siç janë zbatuar të gjitha projektet, absolutisht të gjitha projektet të cilat Hekuran Duka dhe administrata e komunës së Dibrës i ka dorëzuar në Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut,” ka deklaruar Grubi.