Zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi gjatë tubimit përmbyllës të Bashkimit Demokratik për Integrim në Gostivar ku u prezantua kandidati për kryetar, z. Nevzat Bejta dhe lista e këshilltarëve para të pranishmëve ka thënë se se vota më 17 tetor është vota për Ali Ahmetin dhe se Gostivari e meriton vetëm Nevzat Bejtes dhe askënd tjetër. Ai gjithashtu tha se nuk takuar asnjë njeri që ta dojë më shumë Gsotviarin se sa sa Nevzat Bejta, Nevzati jeton për Gostivarin, flijohet për Gostivarin, ëndërron për Gostivarin.

“Motra e vëllezër në këto vite në politikë m’ka rastis të takojë shumë njerëz nga orientimet nga më të ndryshmet me besime nga ma të ndyrshme, por asnjëherë, askund asnjë njeri nuk kam takuar që ta dojë Gostivarin më shumë se sa Nevzat Bejta. Nevzati jeton për Gostivarin, flijohet për Gsotviarin, ëndërron për Gostivarin. Gostivari e meriton vetëm Nevzat Bejtes dhe askënd tjetër”, theksoi zëvendëskryeministri i parë Artan Grubi.