Zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi gjatë takimit me afaristë të Dibrës ka informuar se tashmë procedurat e tenderimit të rrugës Izvor-Boshkov Most tashmë janë përfunduar dhe janë nënshkruar kontratat nga drejtori i Ndërmarrjes Publike për Rrugë Shtetërore, Ejup Rrustemi bashkë me zbatuesin e projektit.

Grubi sot po qëndron në Dibër bashkë me ndërmarrësin e njohur nga Shqipëria, Saimir Mane, kryetarin Hekuran Duka, ministrin e Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe deputeten e zonës kemi ardhur në Dibër për vizitë tek Mexhit Capa, me qëllim që të shohim mundësit e reja të bashkëpunimit dhe zhvillimit të ekonomisë edhe më të madhe këtu në Dibër.

“Presim që brenda javës që të fillojnë edhe punimet, të vihet gurthemeli i nderimit të asaj rruge dhe atij premtimi i cili do të lidhet me rrugën e Arbërit nga Shqipëria dhe kjo shpresojmë që do të ndihmon ekonominë e Dibrës, por njëkohësisht të theksoj mbështetjen absolute të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut për të gjitha projektet të cilat z. Hekuran Duka i ka ndërmend që t’i zbaton në Dibër bashkë me ndërmarrësit e njohur dhe ekonomitë lokale,” është shprehur Grubi.