Nuk do të lëmë asnjë komunë pa e fituar në këto zgjedhje lokale, përfshirë këtu edhe komunat të cilat për momentin nuk udhëhiqen nga Bashkimi Demokratik për Integrim siç janë Vrapçishti, Bogovina, Gostivari, Bërvenica, Studeniçani, Haraçina edhe qershia mbi tortë komuna e Çashkës. Kështu është shprehur zëvendëskryeministri i parë, Artan Grubi gjatë tubimit të sotëm të BDI-së në Tearcë.


“Të nderuara motra, të dashur vëllezër, vërtetë gjithandej ku po shkojmë po ka festë si kjo festa sonte në Tearcë. Kaq një tubim të madh nuk mbaj mend të kemi pasur në Tearcë dhe më bëhet shumë qejfi që po i rikthehemi fitoreve të 100 për qind të gjithë bashkë. Nuk do të lëmë asnjë komunë pa e fituar në këto zgjedhje, asnjë hiç, 100% BDI, përfshirë këtu komunat të cilat për momentin nuk udhëhiqen nga ne siç janë Vrapçishti, Bogovina, Gostivari, Bërvenica, Studeniçani, Haraçina edhe qershia mbi tortë Çashka.”