Forumi rinor i Bashkimit Demokratik Për Integrim në Gostivar sot me biçikleta kanë kaluar nëpërmes shtigjeve që do të ndërtohen në rrugët e qytetit të Gostivarit dhe rrethinës. Video materiali i plasuar nga Forumi Rinor tregon qartë mos realizimin e premtimeve të përbërjes aktuale të komunës.


Shtigjet për Biçikleta janë një nga premtimet që Arben Taravari në vitin 2017 promovonte thuajse në çdo takim me qytetarët, por fatëkeqsisht mbetën vetëm premtime në letër dhe asgjë nuk u realizua.

 

Emri i projektit 

Projektimi dhe ndërtimi i shtigjeve për bicikleta nëpër rrugët e qytetit dhe rrethinë

Vlera e investimit

10.000.000 denarë

Burimi i Investimit

Komuna e Gostivarit