Gostivar/ Ja sa qytetarë kanë votuar deri në orën 09:00

Procesi i votimit edhe në Komunën e Gostivarit deri në këto momente po rrjedhë në mënyrë të qetë. Të drejtë vote kanë 81.083 qytetarë.

Dalja e votuesve deri në orën 09:00 në këtë qytet është 3.4 përqind ose 2.743 qytetarë, ku për dallim të raundit të parë në këtë raund përqindja është më e madhe.