Siç njoftojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme, zyrtarët policorë nga Stacioni Policor i Gostivarit kanë parashtruar kallëzim penal kundër 34 vjeçares nga Gostivari për shkak të dyshimeve të bazuara se ka kryer vepër penale.


Sipas njoftimit policor, ajo ka marrë para nga makinat e kazinove dhe i ka përdorur për të luajtur në to.

“E denoncuara, person përgjegjës në vend pune në kazino në Gostivar, nga maji deri në qershor ka përdorur çelësat e makinave në objekt dhe disa herë ka nxjerrë para prej 537.070 denarë dhe më pas i ka përdorur për lojëra duke dëmtuar firmën në të cilën ka punuar”, thuhet në njoftimin e policisë.