Google dhe Youtube do i ndalojnë reklamat që mohojnë ndryshimet klimatike

Google ka thënë se do t’i ndalojë reklamat dhe përmbajtjet që shfaqen në videot e Youtube-s, të cilat mohojnë ndryshimet klimatike dhe nxisin lajme të rreme.


Kompania thotë se tek ky vendim kanë ardhur si pasojë e shqetësimeve që i kanë marrë nga reklamuesit. Ndalesa do të jetë për reklamat fitimprurëse dhe përmbajtjet “që kundërshtojnë konsensusin shkencor rreth ekzistencës se shkaqeve të ndryshimit klimatik”.

Një raport i publikuar vitin e kaluar nga një organizatë jofitimprurëse amerikane thotë se Youtube ka stimuluar përmbajtje të dezinformatave klimatike përmes programit të saj.