Gjorgjiev jep dorëheqje nga Komisioni i historisë me Bullgarinë

Historiani Vanço Gjorgjiev ka dhënë dorëheqje nga Komisioni për Çështje Historike mes Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, përcjell Alsat. Gjorgjiev thotë se gjatë punës së tij ka pasur tentime për presione politke nga punonjës të Ministrisë së Punëve të Jashtme.


“I udhëhequr nga integriteti profesional dhe parimet personale, e informoj opinionin maqedonas se nga sot, 22.10.2021, largohem nga puna e Komisionit të Përbashkët të Ekspertëve për Çështje Historike dhe Arsimore ndërmjet Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Bullgarisë”, ka shkruar mes tjerash Gjorgjiev.